Lidhje

Kosovë: LDK dhe AAK do të krijojnë koalicion qeveritar - 2004-11-18


Partia që fitoi zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar në Kosovë njoftoi se do të krijojë një koalicion qeveritar me një nga partitë e vogla rivale. Zyrtarët thanë se Lidhja Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga presidenti i tanishëm Ibrahim Rugova, do të formojë një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca zuri vendin e tretë në zgjedhjet e 23 tetorit.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nxori një deklaratë, në të cilën thotë se pret me padurim të shohë hollësitë e kësaj marrëveshjeje. Ka të ngjarë që qeveria e ardhshme ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet që kanë për synim të zgjidhin statusin e saj përfundimtar. Pritet që këto bisedime të fillojnë nga mesi i vitit tjetër.

Shumica shqiptare kërkon pavarësinë, kurse pakica serbe kërkon që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi. //bsa//

XS
SM
MD
LG