Lidhje

Rusia mund të paguajë para afatit borxhin ndaj FMN-së - 2004-11-18


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij mund ta paguajë para afatit borxhin prej miliarda dollarësh që i ka Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në një takim që zhvilloi dje në Moskë me Drejtorin e FMN-së, Rodrigo de Rato, zoti Putin tha se pagesa para kohe e borxhit do të pakësonte interesin që Moska duhet të paguajë për huatë që ka marrë nga organizata ndërkombëtare financiare. Ai tha se ky veprim do të pakësonte shpenzimet e përgjithshme qeveritare.

Ministri rus i Financave Alexei Kudrin mbështet fuqishëm pagimin shpejt të borxhit, si dhe pagimin sa më herët të më tepër se 40 miliardë dollarëve që Rusia i ka të ashtuquajturit Klubi i Parisit i vendeve kreditore.

Duke vlerësuar përparimin ekonomik të Moskës, zoti de Rato përshëndeti përpjekjet e Bankës Qendrore të Rusisë për të kontrolluar sistemin monetar. Por ai gjithashtu i bëri thirrje presidentit Putin të luftojë inflacionin nëpëmjet një politike buxhetore të kontrolluar, në mënyrë që të arrihet qëllimi i Rusisë për dyfishimin e prodhimit të përgjithshëm kombëtar deri në vitin 2010.// lk //

XS
SM
MD
LG