Lidhje

Irani hedh poshtë pohimet për një instalim të fshehtë armësh bërthamore - 2004-11-19


Irani hodhi poshtë pohimet se ka një instalim të fshehtë armësh bërthamore. Zyrtarë iranianë thonë se pretendimi nga Këshilli Kombëtar i Qendresës Iraniane të opozitës është gënjeshtër. Ata thonë se grupi opozitar në mërgim po përpiqet të përmbysë përparimin që Irani bëri kohët e fundit me negociatorët evropianë, duke pranuar të pezullojë programin për pasurimin e uraniumit.

Teherani thotë se objekti në fjalë përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauëll, thotë se informacioni i zbulimit lë të kuptohet se Irani po përpiqet të modifikojë raketat e tij me qëllim që ato të pajisen me mbushje bërthamore. Por, zoti Pauëll, nuk dha hollësi specifike.

Këto zhvillime ndodhën pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike publikoi një raport, në të cilin thuhet se Irani nuk ka veçuar material bërthamor për ndonjë program armësh, megjithëse nuk përjashton mundësinë e veprimtarive të fshehta në fushën bërthamore. //bsa//

XS
SM
MD
LG