Lidhje

Sulmohet një xhami suni në Bagdat - 2004-11-19


Ushtarët e gardës kombëtare në Irak të mbështetur nga trupat amerikane sulmuan një xhami të njohur suni në Bagdat duke vrarë të paktën dy persona dhe duke arrestuar disa të tjerë.

Nuk janë dhënë arsye për sulmin por xhamia Abu Hanifa është e njohur për agjitacionin anti-amerikan dhe për mbështetjen e regjimit të Sadam Huseinit.

Dje qeveria e përkohshme irakane paralajmëroi se klerikët islamikë që kanë nxitur dhunën do të konsiderohen si pjesëmarrës në terrorisëm.

Ndërkohë në qendër të Bagdatit, shpërtheu një autobombë në afërsi të një pikë-kontrolli policor duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur rreth 20 të tjerë.

Në një zhvillim tjetër, Organizata australiane, World Vision, që po largohet nga Iraku njoftoi se situata e sigurisë është shumë e rrezikshme për personelin e saj. Vendimi pason vrasjen e zyrtares së ndihmave të organizatës Care International, Margaret Hassan.

XS
SM
MD
LG