Lidhje

Irak: Vazhdon pastrimi i Falluxhas nga kryengritësit - 2004-11-19


Kryekomandanti i marinsave amerikanë në Irak thotë se duke marrë nën kontroll Falluxhën, forcat amerikane dhe irakiane i kanë dhënë një grusht të rëndë kryengritjes në Irak. Gjeneral-lejtnanti John Sattler tha dje se operacioni 11 ditësh e ka bërë të vështirë për kryengritësit të veprojnë. Por, ai theksoi se Falluxha nuk është plotësisht e sigurtë dhe se një marins amerikan dhe një ushtar irakian u vranë dje.

Trupat po shkojnë nga ndërtesa në ndërtesë për t’i pastruar ato nga armët dhe lëndët plasëse. Korrespondentët që shoqërojnë forcat në zonën e luftimeve thanë se në një ndërtesë, trupat gjetën fotografi, shënime, municion dhe letra që mendohet të jenë shkruar nga terroristi i kërkuar Abu Musab al-Zarkaui.

Ndërkohë, kryengritësit shpërthyen dje bomba në Bagdad dhe Kirkuk, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave. Dhe grupi ekstremist Ushtria e Ansar al-Sunait kërcënoi se do të ndërmarrë sulme dhe paralajmëroi votuesit dhe kandidatët kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet e janarit në Irak për shkak se ato mbështeten nga Shtetet e Bashkuara. //bsa//

XS
SM
MD
LG