Lidhje

Berlusconi gati të kërkojë zgjedhje të parakohëshme - 2004-11-19


Kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se është gati të kërkojë zgjedhje të parakohëshme nëse partnerët e tij të koalicionit nuk bien dakord për të bërë shkurtime taksash për vitin tjetër.

Zoti Berlusconi, i cili i fitoi zgjedhjet e vitit 2001 me premtimin për shkurtime taksash, thotë se një hap i tillë do të shtonte shpenzimet e konsumatorëve dhe do të stimulonte ekonominë e vendit që ndodhet në stanjacion. Por partnerët e tij të koalicionit, Aleanca Kombëtare dhe Bashkimi Demokratik i Qendrës, kanë kërkuar që shkurtimet e taksave të shtyhen deri në vitin 2006. Ata thonë se qeveria italiane, tani për tani nuk mund të përballojë humbjen e të ardhurave nga shkurtimet e taksave. Ata paralajmërojnë gjithashtu se shkurtimet do ta detyronin Italinë të kapërcente kufirin prej 3 përqind të deficitit në raport me prodhimin e përgjithshëm kombëtar, kufi i vendosur për vendet që përdorin euron.

Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Sllovaki, zoti Berlusconi tha se pa shkurtimin e taksave, partia e tij Forza Italia, me siguri që do të kërkonte zgjedhje të parakohëshme në vend që të presë për zgjedhjet e planifikuara për vitin 2006.

XS
SM
MD
LG