Lidhje

A do të bjerë më tepër vlera e dollarit amerikan? - 2004-11-20


Presidenti Bush tha se është i vendosur për të forcuar dollarin ndërkohë që monedha amerikane vazhdon të bjerë në vlerë krahasuar me euron dhe monedhat aziatike.

Zoti Bush i bëri këto komente sot gjatë një takimi me kryeministrin japonez Junichiro Koizumi në prag të takimit të nivelit të lartë në Kili të 21 udhëheqësve nga rajoni i Paqësorit.

Zoti Koizumi tha se forcimi i dollarit është i rëndësishëm për ekonominë botërore.

Dje dollari amerikan ra në nivelin e tij më të ulët në më shumë se katër vjet ndaj jenit japonez.

Po dje, kryetari i rezervave federale amerikane, Alan Greenspan tha se ulja e dollarit mund të vazhdojë. Ai tha se investitorët e huaj mund të mos ndihmojnë më në financimin e defiçitit e madh buxhetor dhe tregëtar të Shteteve të Bashkuara që po shkaktojnë rënien e mëtejshme të dollarit.

XS
SM
MD
LG