Lidhje

Presidenti Kuçma tha se në Ukrainë nuk do të ketë revolucion - 2004-11-21


Presidenti i Ukrainës, Leonid Kuçma, tha se autoritetet nuk do të lejojnë shpërthimin e paqendrueshmërisë në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vendit.

Presidenti Kuçma tha në një fjalim televiziv që mbajti në prag të votimit të shtunës, se në Ukrainë nuk do të ketë revolucion, por zgjedhje që meriton një vend evropian i shekullit XXI.

Kandidati i opozitës, Viktor Jushçenko, ka paralajmëruar se përkrahësit e tij do të organizojnë demonstrata masive nëse zbulohen manipulime.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të shqyrtonin marrëdhëniet e tyre me Ukrainën, nëse zgjedhjet nuk janë të lira dhe të drejta.

Në raundin e parë të votimit më 31 tetor, zoti Jushçenko, i cili gëzon një mbështetje prej afro 40 për qind, zuri vendin e parë, duke siguruar 0,5% të votave më shumë se rivali i tij më i afërt, Kryeministri Viktor Janukoviç.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se votimi i tetorit nuk u zhvillua plotësisht në përputhje me standardet demokratike. //az//

XS
SM
MD
LG