Lidhje

Luftime në Bagdad. Vriten tre policë. - 2004-11-21


Forcat amerikane dhe irakiane u angazhuan në luftime me kryengritës në pjesën perëndimore të Bagdadit dhe ekstremistët ndërmorën një sulm kundër një stacioni policie, duke vrarë tre policë.

Zyrtarë të spitalit në qytetin Ramadi thonë se të paktën 5 irakianë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në përleshje midis forcave amerikane dhe kryengritësve.

Ndërkohë, zyrtarë gjermanë thanë se Klubi i Parisit i vendeve kreditore ka arritur një marrëveshje paraprake për të shlyer deri në 80 për qind të borxhit që u ka Iraku.

Ministri gjerman i Financave, Hans Eichel, tha dje se ky vendim i marrë nga 19 vendet që përbëjnë grupin jo zyrtar mund të nënkuptojë se Irakut mund t’i falen deri në 30 miliardë borxh. Ai tha se një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet të djelën. //az//

XS
SM
MD
LG