Lidhje

Një ekspert parashikon rënien e mëtejshme të vlerës së dollarit - 2004-11-21


Dollari amerikan ka rënë këto ditë në nivele të reja rekord krahasuar me euron dhe me monedha të tjera. Vlera e dollarit ka rënë për shkak të shqetësimeve rreth deficitit të madh buxhetor dhe tregtar amerikan. Por zyrtarët dhe ekspertët presin që dollari të bjerë më tej.

Nuk ka ditë që gazetat dhe ekspertët amerikanë të mos komentojnë për rënien e dollarit, e cila ka shënuar nivele të reja. Disa thonë se dobësimi i dollarit nuk duhet parë me shqetësim për ekonominë amerikane po të tjerë paralajmërojnë se shenjat nuk janë aspak të mira.

John Williamson, është analist i Institutit prestigjioz të Ekonomisë Ndërkombëtare në Uashington.

Ai thotë se ekziston rreziku që dollari të vazhdojë të bjerë dhe se ekston madje rreziku i një rënieje të pakontrolluar.

“Zoti Williamson shpjegon megjithatë se kjo nuk do të përbënte ndonjë kërcënim të madh për Shtetet e Bashkuara, por do të ishte kërcënim për vendet e tjerë, sidomos për Evropën”.

Ai thotë se i kupton shqetësimet që ka shkaktuar rënia e dollarit në vende si Shqipëria, ku transaksionet e biznesit bëhen në një farë masë me para amerikane dhe ku dollarët hyjnë gjithashtu nga dërgesat e emigrantëve.

“Për mendimin tim, shqiptarët duhet të përgatiten për të parë një dobësim të mëtejshëm të dollarit. Ata që dërgojnë para nga Shtetet e Bashkuara për familjet e tyre në Shqipëri duhet të shqetësohen sepse këto dollarë nuk do të kenë më vlerën që kishin më parë në Euro”, thotë Williamson.

Nga përvoja e tij e gjatë me dollarin, Williamson ka këtë parashikim.

“Luhatjet e dollarit në krahasim me monedhat e tjera zakonisht zgjasin me cikle rreth 10 vjeçare. Deri tani kanë kaluar disa vjet që kur dollari filloi të bjerë dhe do të duhet të kalojnë edhe 2-3 vjet të tjera që ai ta marrë përsëri veten. Por kësaj here deficiti buxhetor amerikan është mjaft i madh prandaj nuk është e qartë se sa kohë mund të duhet që dollari të arrijë një farë stabilizimi”.

XS
SM
MD
LG