Lidhje

Protesta masive në Prishtinë kundër gjykimit të tre shqiptarëve në Hagë  - 2004-11-22


Mijëra shqiptarë kanë dalë sot nëpër rrugët e Prishtinës për të protestuar kundër gjykimit për krime lufte të tre shqiptarëve të akuzuar për vrasje, tortura dhe akte çnjerëzore në vitin 1998.

Më shumë se 10 mijë vetë dolën nëpër rrugë megjithë temperaturat e ulta, duke mbajtur në duar parrulla dhe flamuj, një javë pasi Gjykata e Hagës filloi gjykimin e tre ish anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prokurorët thonë se këta individë kanë kryer krime kundër civilëve sërbë dhe shqiptarë në burgun Labushnik në pjesën lidore të Kosovës.

Ish-komandanti i burgut, Fatmir Limaj, akuzohet se ka dhënë urdhër për vrasjen e 10 të burgosurve. Një nga vartësit tij, Haradin Bala, është akuzuar për zbatimin e urdhërave.

Ata janë shqiptarët e parë që gjykohen për krime lufte. Deri tani, gjykata e Hagës ishte përqendruar në krimet e kryera nga serbët gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 90-të.

Takim në Beograd mbi dorëzimin e të dyshuarve për krime lufte

Një delegacion i nivelit të lartë i serbëve të Bosnjës arriti në Beograd për t’u kërkuar zyrtarëve serbë ndihmë për të gjetur dhe arrestuar rreth dhjetë të dyshuar të kërkuar nga prokurorja e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës Karla del Ponte.

Presidenti i serbëve të Bosnjës Dragan Cavic dhe kryeministri Dragan Mikerevic takohen sot me Presidentin e Serbisë, Boris Tadic, dhe kryeministrin Vojislav Kostunica në kryeqyetetin e Serbisë e Malit të Zi. Ata pritet të flasin për rëndësinë e dorëzimit të të dyshuarve, të cilët përfshijnë ish komandantin e ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç, dhe ish-udhëheqësin Radovan Karadziç.

Gjykata e Hagës i kërkon ata për vrasjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995. Zonja del Ponte do të raportojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara këtë javë mbi përparimin e bërë nga Serbia, Bosnja dhe Kroacia për dorëzimin e të dyshuarve nga luftrat e Ballkanit në vitet 1990.// lk //

XS
SM
MD
LG