Lidhje

El Baradei: Duket se Irani ka pezulluar aktivitetin bërthamor - 2004-11-22


Kryetari i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Mohamed ElBaradei, tha se me sa duket Irani ka pezulluar aktivitetet e tij për pasurimin e uraniumit siç kishte premtuar, megjithatë ai tha se do të duhen disa ditë për të verifikuar veprimin e Teheranit.

Duke folur sot në Vienë, zoti ElBaradei tha se ai mendon se gati gjithçka është ndërprerë në laboratoret bërthamore të Iranit. Më vonë Bashkimi Europian i bëri thirrje zotit ElBaradei të njoftojë menjëherë bordin e agjencisë bërthamore nëse gjen prova që Irani po shkel marrëveshjen.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se po prodhon armë atomike. Gjatë ditëve të fundit presidenti Bush dhe Sekretari i Shtetit Kolin Powell kanë bërë akuza specifike për aktivitetet bërthamore të Teheranit. Irani i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Duke folur në Egjipt gjatë një konference ndërkombëtare mbi Irakun, Ministri i Jashtëm iranian mohoi pretendimet e Shteteve të Bashkuara dhe përmendi informacionet e pasakta të agjencive amerikane të zbulimit mbi programin e armëve në Irak.// lk //

XS
SM
MD
LG