Lidhje

Afganistan: lirohen 3 pengjet - mes tyre Shqipe Hebibi - 2004-11-23


Njoftohet se janë liruar tre punonjësit e Kombeve të Bashkuara të rrëmbyer tre javë më parë në Afganistan, midis të cilëve edhe Shqipe Hebibi nga Kosova.

Zyrtarët afganë dhe ata të OKB-së konfirmuan se të tre janë liruar por rrethanat dhe koha se kur janë liruar mbeten ende të paqarta.

Zyrtarët shtuan se pengjet e liruar ndodhen nën kujdesin e mjekëve në një spital fushor të Natos në Kabul.

Rrëmbyesit kishin kërcënuar se do t’i vrisnin pengjet nëse nuk liroheshin 26 të burgosur talebanë që mbahen nga autoritetet amerikane dhe afgane.

Të tre punonjësit e zgjedhjeve, shqiptarja Hebibi, një grua nga Irlanda e Veriut dhe një filipinas, u rrëmbyen në Kabul më 28 tetor.//ii

XS
SM
MD
LG