Lidhje

Shtëpia e Bardhë kërkon rishikimin e praktikës së zbulimit amerikan - 2004-11-23


Zyrtarë të administratës së Presidentit Bush njoftuan se Shtëpia e Bardhë ka kërkuar rishikimin e praktikës së deritanishme të zbulimit, për të parë në se operacionet e fshehta të forcave speciale duhet të kryhen në të ardhmen nga Departamenti i Mbrojtjes, apo të vazhdojnë siç janë tani nga CIA. Duke folur me kusht që të mbeteshin anonimë, zyrtarët thanë se studimi po kryhet bashkërisht nga disa angjenci.

Propozimi për t’ia kaluar operacionet speciale ushtarake Pentagonit u bë në fillim të vitit nga komisioni i pavarur hetimor i sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Komisioni thotë se praktika e deritanishme që operacione të tilla kryhen nga dy agkjenci nuk është e efektshme. Por zyrtarë të lartë si të CIA-s edhe të Pentagonit e kanë pritur me skepticizëm këtë propozim.

Studimi kërkohet në një moment kur administrata e presidentit Bush dhe komisioni hetimor për 11 shtatorin po i bëjnë thirrje Kongresit të rishqyrtojë projekt-ligjin për reformimin e agjencive të zbulimit që nuk arriti të miratohej kur u shtrua për votim javën e kaluar.// lk //

XS
SM
MD
LG