Lidhje

Vaksinë kundër kancerit të mitrës - 2004-11-23


Erika Klein doli vullnetare për të provuar vaksinën kundër kancerit të mitrës, duke marrë tre injeksione brenda gjashtë muajsh.

Rezultatet paraprake nga provat nëpër klinika tregojnë se vaksina ka efekt. Para katër vitesh, 1 mijë e 100 gra u vaksinuan, disa me ilaçin e vërtetë dhe disa me një ilaç pa efekt. Gratë që morën vaksinën e vërtetë dhe u trajtuan gjatë gjithë kohës, nuk kanë asnjë lloj veprimtarie kanceroze. Ndërsa gratë që morën vaksinën e rremë, 12 prej tyre dhanë simptoma kanceroze. Mjekja Diane Harper e Universitetit Dartmuth, thotë se nevojiten më shumë prova për të konfirmuar rezultatet, por deri tani duket se kjo është një arritje e rëndësishme për të parandaluar kancerin.

Kanceri i mitrës shkaktohet nga virusi i trasmetuar përmes mardhënieve seksuale, Human Papilloma Virus...ose HPV. Në një periudhë të jetës, shumica e grave infektohen nga ky virus. Normalisht vetë trupi i tyre ka imunitet. Por, nganjëherë virusi del nga kontrolli dhe shkakton kancerin. Vaksina e re fut në trupin e grave një copëz të padëmshme të virusit. Kjo shkakton që sistemi imunitar të prodhojë kundërtrupat.

Pasi ndodh kjo, nëse virusi shfaqet përsëri, trupi i grave do ta luftojë atë. Qeveria amerikane mundë ta aprovojë përdorimin e kësaj vaksine në dy vitet e ardhëshme. Pastaj, vaksina do të përdoret tek vajzat e moshave 10 dhe 12 vjeçare....para se ato të jenë gati për mardhënie intime dhe të rrezikojnë të infektohen. Doktorët shpresojnë se kjo vaksinë, e para në histori që të parandalojë një lloj kanceri...do të përdoret gjerësisht

XS
SM
MD
LG