Lidhje

Irak: vazhdojnë operacionet për gjetjen trupave - 2004-11-24


Autoritetet ushtarake amerikane në Irak thanë se forcat e tyre gjetën edhe 5 trupa të tjerë në qytetin verior të Mosulit, ku gjatë ditëve të fundit janë gjetur më shumë se 10 trupa të tjerë. Një zëdhënës amerikan tha sot se trupat nuk janë identifikuar dhe nuk ka shenja se kur janë vrarë.

Autoritetet thonë se shumica e 15 trupave të gjetura në fillim të javës ishin ushtarë irakianë. Ndërkohë më shumë se 5 mijë trupa amerikane, irakiane dhe britanike po kontrollojnë nëpër qytetet e vogla në jug të Bagdadit, në kërkim të kryengritësve.

Ushtria amerikane thotë se operacioni në zonën e kontrolluar nga kryengritësit të njohur si “Trekëndëshi i vdjekjes” nuk është një operacion masiv spastrimi si ai që u krye kohët e fundit në Faluxha. Autoritetet thonë se trupat janë përqendruar në një seri bastisjesh më të vogla që ka të ngjarë të vazhdojnë gjatë gjithë javës. Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendëshme të Irakut tha se dhjetra kryengritës tashmë janë arrestuar.// lk //

XS
SM
MD
LG