Lidhje

Trupat amerikane, britanike dhe irakiane vazhdojnë operacionin në trekëndëshin e vdekjes - 2004-11-25


Mijëra trupa amerikane, britanike dhe irakiane janë vënë në kërkim të kryengritësve në jug të Bagdadit në përpjekje për të garantuar sigurinë për zgjedhjet e janarit.

Zyrtarë amerikanë thonë se trupat po kryejnë bastisje dhe sulme të përmasave të vogla kundër kryengritësve në të gjithë të ashtëquajturin trekëndëshi i vdekjes. Zyrtarët irakianë thonë se dhjetëra persona të dyshuar janë arrestuar që nga dita e martë.

Sulmet pasojnë një operacion dy javor në Falluxha, ku zyrtarët amerikanë mendojnë se kishte bazën një nga personat më të kërkuare në Irak, terroristi Abu Musab al-Zarkaui. Dje, në një kasetë që thuhet se është regjistruar nga al-Zakaui, kritikohen klerikët myslimanë që nuk flasin kundër operacioneve ushtarake amerikane në Irak. //bsa//

XS
SM
MD
LG