Lidhje

SHBA paralajmërojnë Serbinë për bashkëpunimin me Hagën  - 2004-11-25


Një diplomat i lartë amerikan tha se Washingtoni ka humbur besimin tek qeveria serbe për shkak të dështimit të saj për të bashkëpunuar plotësisht me gjykatën e Hagës për krime lufte.

Ambasadori amerikan për krimet e luftës, Pierre-Richard Prosper, i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur shumë të zhgënjyera dhe po e humbasin durimin në marrëdhëniet me Beogradin.

Ky paralajmërim bëhet një ditë pasi kryeprokurorja e gjykatës ndërkombëtare, Carla del Ponte, akuzoi Serbinë se po bllokon ndjekjen penale të personave të akuzuar për krime lufte. Në raportin e saj për Këshillin e Sigurimit, zonja del Ponte tha se rreth 20 të dyshuar për krime lufte janë ende të lirë, përfshirë dy më të kërkuarit, Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin.

XS
SM
MD
LG