Lidhje

SHBA: Kremtohet Dita e Falenderimeve - 2004-11-25


E enjtja e katërt e nëntorit kremtohet në Shtetet e Bashkuara si Dita e Falenderimeve. Themelet e Amerikës janë hedhur kryesisht nga njerëz që kanë ikur nga përndjekja dhe kanë kërkuar një vendstrehim ku mund të jetonin duke praktikuar besimin e tyre fetar pa frikën e ndërhyrjes apo të ndëshkimit nga qeveria.

Sot, liria fetare vazhdon të jetë për shumë amerikanë e drejta më e çmuar e njeriut për shkak se përfaqëson lirinë për të kërkuar, për të njohur dhe për t’i shërbyer Zotit sipas zërit të ndërgjegjës. Impulsi amerikan për të mbrojtur dhe përhapur këtë liri i ka burimet në histori. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të nxisin respektimin e të gjitha të drejtave bazë dhe të mbështesin konventat që i mbrojnë ato. Kjo vendosmëri është e forcuar nga përparësia që shumë amerikanë vazhdojnë t’i japin besimit fetar në jetën e tyre. Lidhur me këtë, Presidenti Bush thotë: “Ne jemi një komb i krijuar nga burra dhe gra, të cilët e ndjenin thellë varësinë e tyre tek Zoti dhe gjithmonë e kanë falenderuar dhe lartësuar Atë. Ne, tha Presidenti Bush, kemi shumë përse të falenderojmë, për familjet tona, miqtë tonë, vendin tonë të bukur dhe lirinë që Ai i ka dhënë secilit prej nesh.”

Në vitin 1621, në zonën që sot njihet si shteti Masaçusets, kolonët evropianë dhe indianë autoktonë u bashkuan për të dhënë falenderime për të korrat e bollshme. Në vitin 1799, George Uashingtoni, presidenti i parë amerikan, nxorri një proklamatë falenderimi për atë që ai e cilësoi si “mënyrë paqesore dhe racionale, në të cilën amerikanët kanë mundur të themelojmë struktura shtetërore për sigurinë dhe lumturinë e tyre, si edhe lirinë civile e fetare me të cilën janë bekuar.”

Liria nuk u arrit pa paguar një çmim të lartë. Duke filluar nga Lufta Revolucionare në vitin 1775, Lufta Civile në vitin 1861 dhe Dy Luftrat Botërore në shekullin 21, shumë amerikanë kanë sakrifikuar për të ruajtur lirinë në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesë të tjera të botës. Dhe as ky vit nuk bën ndryshim. Gjatë kësaj periudhe festash, tha Presidenti Bush, ne kemi në mendje në mënyrë të veçantë burrat dhe gratë në forcat tona të armatosura, shumë prej të cilëve po e kalojnë Ditën e Falenderimeve larg shtëpisë.”

“Ditën e Falenderimeve vitin e kaluar, tha Presidenti Bush, pata nderin të takohem me anëtarë të forcave tona të armatosura në zonën e Bagdadit në Irak. Ata burra dhe gra, si edhe të, gjithë pjesëtarët e tjerë të forcave tona të armatosura, po shërbejnë në mënyrë vullnetare dhe ne u përcjellim atyre falenderimet tona çdo ditë të vitit.”

“Në ngushticë apo në bollëk, në kohë sfidash apo qetësie, tha Presidenti Bush, ne kemi gjithmonë arsye të shprehim falenderime.”

//bsa//

XS
SM
MD
LG