Lidhje

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike pritet të vendosë çështjen e Iranit  - 2004-11-25


Bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike mblidhet sot për të vendosur nëse do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit të OKB-së çështjen e programit bërthamor të Iranit për mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Në prag të bisedimeve, Irani i kërkoi agjencisë lejen për të përjashtuar mbi 20 centrifuga nga premtimi për të pezulluar programin e tij bërthamor. Kërkesa është një përmbysje e pjesshme e marrëveshjes së Teheranit me Bashkimin Evropian për pezullimin e programit të pasurimit të uraniumit.

Irani thotë se kërkon t’i përdorë centrifugat për kërkime dhe zhvillim me synime paqësore. Shtetet e Bashkuara thonë se Iranin po prodhon fshehurazi armë bërthamore, akuzë të cilën Irani e mohon. //bsa//

XS
SM
MD
LG