Lidhje

Sot, Dita e Falenderimeve - 2004-11-25


Për shumë amerikanë, imazhi i Ditës së Falënderimeve lidhet me gjelin e detit të pjekur dhe me një festë familjare. Është një ditë paradash, qoftë ditë me borë, apo shumë e ftohtë. Një ditë kur luhet futboll amerikan. Është dita kur në kuzhinat e ushtrisë amerikane në Irak dhe Afganistan gatuhet një darkë e veçantë, për festimin e Ditës së Falënderimeve larg shtëpisë.

Në shkollën fillore në Terraset, në shtetin lindor të Virginias, nxënësit e klasës së parë dhe të dytë veshin kapela letra me formën e gjelit të detit dhe hanë bashkarisht darkën tradicionale të Ditës së Falënderimeve. Nënat, baballarët, vëllezërit dhe motrat më të vogla kanë shkuar për të festuar bashkë me fëmijët e shkollës. Disa prej nxënësve veshin kapota prej letre, si ato të pelegrinëve që festuan për herë të parë Ditën e Falënderimeve. Pelegrinët ishin kolonizatorët anglezë, të cilët, në vitin 1621, kishin marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre indianë dhe shprehën falënderimet për të korrat, me të cilat do të kalonin stinën e dimrit. Drejtoresha Ellen Cury sigurohet që nxënësit e shkollës t’i kuptojnë mësimet e Ditës së Falënderimeve.

"Më vonë unë mësova për një nënë që kishte 6 vjet në vendin tonë dhe kjo ishte Festa e parë e Ditës së Falënderimeve që ajo merrte pjesë; dhe të mendosh që ajo erdhi në shkollën tonë për Darkën e Falënderimeve me vajzën e saj dhe pikërisht këtu, në Terrasset, kjo është diçka me të vërtetë e bukur", thotë zonja Curry.

Dita e Falënderimeve është një festë kombëtare, kur mbarë komuniteti dhe familjet shprehin falënderimet e tyre. Pikërisht këtë të thonë fëmijët, kur tregojnë se për çfarë i shprehin falënderimet e tyre. Familjet mblidhen këtë ditë për të ngrënë darkë bashkë...

XS
SM
MD
LG