Lidhje

Rusia dhe BE-ja dështojnë në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për partneritet strategjik - 2004-11-26


Mosmarrëveshjet rreth zgjedhjeve të debatueshme presidenciale të Ukrainës mjegulluan takimin e djeshëm të nivelit të lartë midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian në Hagë. Presidenti rus Vladimir Putin tha se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet nga gjyakatat ukrainase dhe paralajmëroi se çdo ndërhyrje nga komuniteti ndërkombëtar mund të çojë në shpërthimin e trazirave në atë republikë ish sovjetike.

Kryeministri Viktor Janukoviç, i cili gëzon mbështetjen e Moskës, është shpallur fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht nga akuzat për mashtrime masive në votim. Mirëpo, kryeministri hollandez, Jan Peter Balkenende, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, thotë se organizata e tij nuk mund t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve për shkak se ato nuk janë zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjatë takimit të djeshëm të nivelit të lartë, Rusia dhe Bashkimi Evropian dështuan në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për të ashtuquajturin partneritet strategjik. Por, zoti Putin tha se pret që të dyja palët do të arrijnë t’i përfundojnë bisedimet për të zyrtarizuar marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë para takimit të tyre të ardhshëm të nivelit të lartë në muajin maj. //bsa//

XS
SM
MD
LG