Lidhje

Pedagogët e disa universiteteve shqiptare vazhdojnë grevën  - 2004-11-26


Në Shqipëri pedagogët e disa universiteteve të vendit deklaruan se greva e tyre do të vazhdojë derisa qeveria të shprehet zyrtarisht për zgjidhjen e kërkesave të paraqitura. Këto komente grevistët i bënë menjëherë pas takimit që patën sot pasdite me përfaqësuesit e qeverisë. Profesorët shqiptarë kërkojnë përmirësimin e statusit të institucioneve të arsimit të lartë dhe të shpërblimit financiar të stafeve akademike

Tashmë kërkesat e universiteteve shqiptare që shpesh gjatë këtyre ditëve të grevës janë shfaqur në forma nga më të ndryshmet, janë të unifikuara në një qëndrim të vetëm dhe janë në duart e qeverisë. Deri në një përgjigje zyrtare, në formën e një vendimi të posacëm i cili merr përsipër ti njohë dhe të shqyrtojë për zgjidhje, greva nuk do të ndërpritet.

Kryetari i përfaqësisë së profesorëve grevistë Ismail Hoxha që sot pasdite pati një takim me grupin ndërdikasterial të ngritur me urdhër të kryeministrit Fatos Nano e të drejtuar nga ministry I shtetit Marko Bello, deklaroi se qeveria duhet të përcaktojë afate konkrete për zgjidhjen e kërkesave dhe më pas ata do të ishin të gatshëm për të hyrë në bisedime për mënyrën e zgjidhjes. Sipas zotit Hoxha, periudha e ditëve të festive deri në mesin e javës së ardhshme mund të shërbejë si kohë nga qeveria për të dhënë një përgjigje. Kërkesat e Profesorëve të Universiteteve mund të ndahen në dy kategori, ato me aspekt financiar dhe ato që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së arsimit të lartë në Shqipëri.

Profesorët kërkojnë një ndryshim rrënjësor të mënyrës së administrimit të universiteteve shqiptare dhe një autonomi të plotë. Të paktën nga deklarimet e drejtuesve të ministrisë së arsimit deri më tani rezulton se nuk ka ndonjë pengesë thelbësore për zgjidhjen e ketyre cështjeve. Kështu është deklaruar se është hartuar tashmë nga vetë rektorët një projekt mbi autonominë, po ashtu dhe një projekt mbi statusin e profesorëve dhe se do te shihet dhe ngarkesa mesimore e pedagogeve te jashtem.

Përsa i përket aspekteve finaniare ato kanë të bëjnë me fondet e shtetit për arsimin, me shlyerjen e detyrimeve që shteti ka ndaj stafeve akademike për vitin 2004, pasi kujojmë që as indeksimi i pagave i marrë me vendim qeverie por edhe rritja e premtuar po nga qeveria e pagave nuk është zbatuar.Një pikë e cila është refuzur kategorikisht ka qenë rritja dyfish e pagës, pasi është konsideruar e papranueshme, dhe është pranuar mundësia e rishkimit të nivelit të pagave. Por tashmë kjo kërkesë është formuluar ndryshe. Pedagogët kërkojnë që ata të trajtohen me të njëjtin status që trajtohet administrata e lartë shtetërore.

XS
SM
MD
LG