Lidhje

Bisedimet e radhës mes Shqipërisë dhe BEsë për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit - 2004-11-26


Sot në Bruksel janë zhvilluar bisedimet e radhës mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Në takimin e grupit konsultativ bisedimet politike të zhvilluara pasdite, janë përqëndruar vetëm në temën e reformës elektorale dhe zgjedhjeve të ardhshme.

Edhe në takimin e fundit të mbajtur në tetor në Tiranë, Bashkimi Europian bëri të qartë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 do të jenë një test kyc për integrimin e Shqipërisë dhe nëse do të rishfaqen sërish problemet e së kaluarës atëherë ato do të konsiderohen si një hap serioz prapa në pritshmërinë e Shqipërisë për të mbyllur marrëveshjen a Stabilizim Asocimit.

Përfaqësuesit europian kanë këmbëngulur në përshpejtimn e reformës elektorale. Megjithë zgjidhjen e disa cështjeve reforma ka mbetur ende e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes për mënyrën e vendimmarrjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Duket se një situatë e tillë i ka shtyrë përfaqësueit e Komisionit Europian që të rekomandojnë përcaktimin e afateve konkrete për zbatimin e reformës elektorale.

XS
SM
MD
LG