Lidhje

Filmi Alexander në kinematë amerikane - 2004-11-26


Historia epike e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën, e pasqyar në filmin e ri të regjisorit të njohur Oliver Stone, i hedh një vështrim njeriut që u bë një legjendë e gjallë pa mbushur ende 30 vjeç duke pushtuar 90 përqind të botës së njohur në kohën e tij.

Historia e Aleksandit të Madh është risjellë në jetë nga regjisori fitues i çmimit OSCAR, Oliver Stone, në filmin e ri ”Alexander”. Jo më kot regjisori i madh ka bashkuar aktorët e famshëm Colin Farrell, Rosario Dawson, Anthony Hopkins, Angelina Jolie dhe Val Kilmer, për të rindërtuar edhe një herë historinë që vazhdon të lërë botën të mahnitur nga bëmat e saj.

Historia e vërtetë e njërit prej udhëheqësve më të ndritur dhe më me ndikim që ka njohur bota...Aleksandri i Madh...një njeri që pushtoi rreth 90 përqind të botës së njohur në atë kohë, para se të mbushte 28 vjeç.

Regjisori Oliver Stone: ”Filluam të shkruanim skenarin e filmit në vitet 90 dhe ndërtuam disa variante deri në 2004. Dhe të them të drejten, kjo vazhdoi edhe gjatë xhirimeve. Të merr shumë kohë pasi është një ngjarje madhore me qindra beteja, zhvillime të ndryshme dhe duhet ti përmblesh ato. Kështu që filmi trajton rreth 25 përqind të historisë së jetës së Aleksandrit të Madh, çfarë mundë t’i japë shikuesit një ide se kush ishte ai njeri.” Brenda tetë vitesh, Aleksandri i Madh, udhëhoqi ushtritë Greke dhe Maqedonase thuajse të padukshme nga armiku në qindra rrethime dhe beteja. Dhe deri para se të vdiste në moshën 32 vjeçare, Aleksandi, kishte formuar një perandori të pa parë ndonjëherë në histori. Angelina Jolie luan rolin e nënës së Aleksandrit, Olumpias, edhe pse në të vërtetë ajo është vetëm një vit më e madhe se sa aktori Colin Farrel që luan rolin e udhëheqësit legjendar".

”Filmi të njeh me nënën e Aleksandit kur ai është fëmijë, kështu që shikuesi bën një lidhje me të. I kam kushtuar shumë vëmendje rolit tim dhe jam përqendruar tek ndjenjet nga lufta dhe vdekja si një nënë e moçme që ndihet e vetmuar dhe e zgjënjyer nga jeta", thotë Angelina Jolie.

Ngjarjet pasqyrojnë përpjekjet e Aleksandrit të Madh drejt krijimit të mitit dhe legjendës së gjallë që nga rinia e mbushur me ëndërra për lavdi dhe aventura, deri në vdekjen e tij të vetmuar si udhëheqësi i një perandori të paparë ndonjëherë. ”Ishte mjaft e vështirë si nga ana fizike dhe emocionale. Të gjithë punuam sëbashku dhe ishte një eksperiencë e mirë”, thotë aktori Colin Farrell

Sikurse pat shkruar edhe Virgjili, ”Fati anon nga guximtarët”, dhe asnjë mbret apo perandor, as para dhe as pas tij, asnjëherë nuk mundën të arrijnë një famë të tillë dhe padyshim që askush nuk qe aq i guximshëm sa ç’ishte Aleksandri i Madh.

XS
SM
MD
LG