Lidhje

Grupet Suni të Irakut kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve - 2004-11-27


Grupet kryesore politike në Irak i bënë thirrje qeverisë kalimtare të shtyjë zgjedhjet kombëtare të caktuara për 30 janar, për shkak të dhunës që po vazhdon në vend.

Të paktën 15 grupe politike, shumica suni dhe kurde, thanë sot se zgjedhjet duhet të shtyhen deri në 6 muaj. Ata e bënë këtë thirrje pas një takimi në Bagdad, në shtëpinë e politikanit me influencë suni , Adnan Paçaçi, i cili ka lidhje të ngushta me Uashingtonin.

Presidenti Bush tha dje se shpreson që zgjedhjet do të zhvillohen sipas planit në muajin janar.

Ndërkaq, një zyrtar britanik tha se 4 punonjës të një firme private britanike sigurimi, që u vranë të enjten gjatë luftimeve në zonën e gjelbërt të fortifikuar mirë të Bagdadit, ishin ushtarë nga Nepali.

Po ashtu dje, zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se marinsat kanë hequr armët nga më shumë se gjysma e shtëpive në qytetin e trazuar të Faluxhës, pas ofensivës që ndërmorën atje për të mposhtur kryengritësit.

XS
SM
MD
LG