Lidhje

Të fshehtat e jetës nën ujë dhe sa mund të ekspolorohen ato - 2004-11-27


Edhe pse dihet që 80 përqind e planetit tonë është i mbuluar nga uji, shkenca është akoma shumë larg zbulimit të të gjitha të fshehtave të jetës nën ujë. Një nga shkaqet është edhe vetë fakti që njeriu nuk mund të mbijetojë në ujë dhe padyshim kostoja e lartë e eksplorimit të botës nënujore. Dihet që të rejat që do të mësonim do të ishin dramatike nëse mundësia e eksplorimit të botës së mbuluar nga uji të ishte më e madhe.

Duket si anije e mbytur apo objekt nga hapsira por në fakt është i vetmi laborator nënujor në botë, ku shkencëtarët dhe astronautët e NASË-s, mund të banojnë për rreth dy javë rrjesht. Quhet Aquarius, dhe gjendet 20 metra thellë në ujë, në koralet e ishujve Florida Keys. Otto Ruten, i cili drejton Qendrën Kombëtare për Studime Nënujore, shpjegon:

“Ky është ndërtuar për studime nënujore dhe koralore, që t’i lejojë shkencëtarët që të qendrojnë sa më gjatë në thellësitë nënujore dhe të futin në zbatim teknikat për zhytjen në thellësi, që i lejon ata të rrinë 8-9 orë në ditë në thellësinë prej rreth 36 metrash.”

Zhytësit nuk mund të punojnë për orë të tëra në thellësitë e mëdha nëse do t’u duhet që të kthehen në sipërfaqe për të marrë ajër. Një pjesë e mirë kohe shpenzohet për dekompresimin e trupit gjatë kthimin në sipërfaqe për të hequr netrogjenin që krijohet në trupin e njeriut gjatë presionit të thellësive nënujore. Qendrimi nën ujë është zgjidhja dhe ky mjet të krijon këtë mundësi.

E vetmja mënyrë që të futesh në të është zhytja dhe dera kryeore quhet ”ballkoni i lagur”. Sapo futesh brenda mund të çlirohesh nga paisjet zhytëse dhe kushtet janë të tilla që mund të bësh dush dhe vazhdosh punën tënde. Aquarius është vetëm 13 metra i gjatë dhe 3 metra në diametër dhe mund të strehojë 6 veta njëherësh. Manaxheri i këtij mjeti nënujor, Jim Backley, thotë se aty zhvillohet një mision në muaj, pesë ditë trajnim dhe 10 ditë punë para se të fillojë puna për mirëmbajtjen e laboratorit.

“I mësuam njerëzit që në rast se humbin maskat e zhytjes të mos kthehen në sipërfae, por të dinë të kthehen në laborator duke notuar. U hoqëm maskat dhe i mësuam ata që të notojnë rreth 30 minuta duke ndjekur një litar. ”

Kjo mënyrë e të zhyturit i lejon polombarët që të qendrojnë për një kohë të gjatë në thellësi të mëdha, por nëse duan të kthehen në sipërfaqe, ata duhet t’i nënshtrohen 16 orëve punë në laborator për dekompresimin e trupit. Por edhe mbajta e kushteve të dosmosdoshme të jetesës në këtë vendbanim është e domosdoshme. Por është e vështirë që të mbash larg bakterien dhe lagështinë e ajrit.

“Situata brenda është e vështirë por dhe ambienti jashtë laboratorit është tepër shqetësues përsa i përket mirëmbajtjes, sepse është një proces i përditshëm,” shpjegon Backley.

E ardhmja e gjeneratës tjetër të laboratorëve nënujorë do të varet nga suksesi i këtij mjeti të nënujshëm të quajtur Aquarius.

XS
SM
MD
LG