Lidhje

Rumania voton për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin e ri - 2004-11-28


Rumunët votuan të dielën për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin e ri. Deri pasdite vonë pjesëmarrja ishte 44 përqind. Opozita është ankuar për parregullsi në zgjedhje.

Kandidatët kryesorë për president janë kryeministri Adrian Nastase i Partisë Socialdemokrate dhe kryetari i bashkisë së Bukureshtit Traian Basescu i Aleancës për Drejtësinë dhe të Vërtetën.

Fushata e zotit Nastase ka theksuar përparimin ekonomik nën qeverinë e tij, ndërsa zoti Basescu konkuron si kandidat kundër korrupsionit. Fituesi do ta drejtojë Rumaninë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2007, në rast se vendi do të realizojë reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Analistët thonë se asnjëri nga kandidatët nuk duket se do të fitojë shumicën absolute gjë që mund të çojë në një balotazh pas dy javësh. Fituesi do t’i zerë vendin presidentit Ion Iliescu, i cili nuk lejohet të kandidojë përsëri.

XS
SM
MD
LG