Lidhje

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike pritet të votojë një projekt-rezolutë mbi programin bërthamor të Iranit - 2004-11-29


Pritet që Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të votojë sot (e hënë) për një projekt-rezolutë mbi programin bërthamor të Iranit.

Franca, Britania dhe Gjermania e përfunduan tekstin e projekt-rezolutës mbrëmë vonë, pasi Irani tërhoqi kërkesën për të përjashtuar disa pajisje bërthamore nga marrëveshja për pezullimin e programit të pasurimit të uraniumit.

Projekt-rezoluta parashikon pezullimin e plotë të aspekteve më të rëndësishme të programit bërthamor të Iranit dhe zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në lidhje me programin iranian.

Projekt-rezoluta shikohet si një kompromis midis kërkesave amerikane që çështja e Iranit t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mundësinë e vendosjes së sanksioneve dhe kërcënimeve iraniane për të ndaluar plotësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani po prodhon fshehurazi armë bërthamore, akuzë të cilën Teherani e hedh poshtë. //az//

XS
SM
MD
LG