Lidhje

Soren Jesen Petersen raporton në Këshillin e Sigurimit për gjendjen në Kosovë - 2004-11-29


Administratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen-Petersen, tha sot se ndërkohë që kërkohet nga qeveria e Kosovës dhe populli i saj që të zbatojnë standardet e vëna nga Komuniteti Ndërkombëtar, po ashtu pritet nga populli i Kosovës që Komuniteti Ndërkombëtar të shqyrtojë dhe të vendosë statusin e saj përfundimtar. Këto komente ai bëri gjatë raportimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi gjendjen në Kosovë.

Administratori Soiren Jessen Petersen tha se megjithëse gjendja e sigurimit është përmirësuar ndjeshëm që pas trazirave të dhunshme të marsit, më të rëndat në 5 vjetët që Kosova është adminsitruar nga UNMIK-u, mbetet ende shumë punë për të bërë për të arritur synimet që do të çonin në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës .

Duke folur për 8 standartet që komuniteti ndërkombëtar i ka vene Kosovës, para se hapen bisedimet për statusin përfundimtar, zoti Peternsen theksoi se duhet arritur përparim real për standartet pasi ato kontribuojnë për krijimin e një Kosove shumë etnike.

Standartet përfshijnë lirinë e lëvizjes, vendosjen e shtetit ligjor, funksionimin e institucioneve vendore dhe kthimin e mbrojtjen e pakicave, veçanërisht të serbëve.

Zoti Jesen Petersen theksoi se Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK-u, dhe KFOR-i,, janë tani në një pozitë më të mirë për të ofruar mbrojtje të tillë, se sa ishin në gjendje të ofronin në mars, kur si rezultat i përleshjeve etnike u vranë 19 persona. Por vetëm udhëheqësit shqiptarë dhe shoqëria, tha ai, janë në gjendje dhe mund ta bëjnë të panevojshme nevojën për një mbrojtje të tillë dhe mund të krijojnë një siguri të vërtetë. Autoritetet tha ai, duhet të marrin masa që gjithë komunitetet të ndihen të sigurta dhe të jenë në gjendje të jetojnë një jetë normale pa frikë e kërcënim.

Zoti Jesen Petersen u bëri thirrje sërbëve që të marrin pjesë në grupet e punës për për vendosjen e besimit të ndërsjellë dhe në grupet e punës për decentralizimin. Ai shprehu keqardhje që vetëm pak sërbë morrën pjesë në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe theksoi se sapo të formohet qeveria e re hapi i saj i parë duhet të jenë përpjekjet për të përmirësuar kushtet e jetesës për sërbët e Kosovës.

Ai përmendi situatën e keqe ekonomike si kërcënimim më të madh për stabilizimin dhe ripajtimin. Pa ashtu ai paralajmëroi për të marë sanksione të paspecifikuara kundër zyrtarëve si të nivelit qëndror ashtu edhe lokal, të cilët bllokojnë përpjekjet për të bërë përparim në fushën e standarteve, dhe që pengojnë edhe perspektivat që një zgjidhje përfundimtare të mund të duket në horizont. “Pas gati 5 vjet manaxhimi të një operacioni në Kosovë, tani ne mund të ecim drejt objektivit të fundit, bisedimeve mbi statusin përfundimtar të Kosovës", deklaroi zoti Petersen.

XS
SM
MD
LG