Lidhje

40 vetë mund të kenë vdekur nga përmbysja e një trageti në lumin Tigër në Irak - 2004-11-30


40 vetë besohet të kenë vdekur nga përmbysja e një trageti në lumin Tigër në veri të Irakut.

Dëshmitarët dhe të afërmit e viktimave, shumica kurdë, thanë se trageti u përmbys nga ujrat e rrëmbyera në afërsi të qytetit Zako pranë kufirit me Turqinë. Deri tani janë nxjerrë trupat e disa viktimave dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

Ndërkohë në Baiji, në veri të Bagdatit, ushtria amerikane tha se katër civilë irakianë u vranë dhe 19 persona, përfshi dy ushtarë amerikanë u plagosën kur një makinë bombë shpërtheu në afërsi të një autokolone ushtarake amerikane. Ndërsa në perëndim të Bagdatit, shpërthimi i një makine tjetër bombë plagosi 5 ushtarë amerikanë.

Nëntori ka qënë ndër muajt me më shumë viktima në Irak. Qindra irakianë janë vrarë, shumica gjatë luftimeve në Falluxha. Gjatë nëntorit kanë gjetur vdekjen 134 ushtarë amerikanë.

//ze//

XS
SM
MD
LG