Lidhje

Një i pandehur në Hagë kërkon publikimin e informacioneve sekrete të Natos si pjesë e mbrojtjes së tij - 2004-12-01


Një ish gjeneral ushtarak në ish Jugosllavi po kërkon publikimin e informacioneve sekrete të Natos si pjesë e mbrojtjes së tij kundër akuzave për krime lufte në Kosovë.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në Hagë dëgjoi sot argumentat e avokatëve të të pandehurit Dragoljub Ojdaniç dhe atyre të 6 vendeve të Natos që kundërshtojnë publikimin.

Një avokat i gjeneralit tha se kërkesa e tij ishte e para e këtij lloji në historinë e gjykatave për krime lufte.

Gjenerali Ojdaniç po gjykohet lidhur me akuzat për rolin e tij në fushatën qeveritare të vitit 1999 kundër popullësisë shqiptare të Kosovës.

Ndërkohë, zyrtarët në Beograd thonë se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç arriti t’i shpëtojë një përpjekjeje për vrasjen e tij. Në një deklaratë të zyrës së presidentit, thuhet se mbrëmë, në Beograd, një makinë u përpoq disa herë ta godiste makinën e presidentit. Por një makinë tjetër në autokolonën e presidentit e pengoi. Makina u largua më pas me shpejtësi.

Presidenti serb Tadiç, i cili njihet për qëndrimet e tij pro-Perëndimit, nuk pësoi gjë. Nuk dihet motivi i mundshëm për kryerjen e sulmit.

Vitin e kaluar, në Beograd u vra para zyrës së tij kryeministri serb Zoran Xhinxhiç, gjithashtu i njohur për qëndrimet e tij pro-perëndimore.

XS
SM
MD
LG