Lidhje

Iyad Allawi takohet në Jordani me disa krerë fisnorë dhe laikë - 2004-12-01


Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Iyad Allawi, u takua sot në Jordani me disa krerë fisnorë dhe laikë, në përpjekje për të fituar mbështetje të gjerë për zgjedhjet e 30 janarit në Irak.

Rreth 4 milionë irakianë jetojnë jashtë vendit, prandaj qeveria kalimtare synon t’i përfshijë ata në procesin e zgjedhjeve.

Në Irak, disa grupe dhe klerikë suni duan që zgjedhjet të shtyhen për 6 muaj, duke e argumentuar këtë me gjendjen e sigurisë në vend. Por Presidenti i përkohëshëm i Irakut, Ghazi al-Yawai, i sektit suni, tha sot se zgjedhjet duhet të mbahen në kohë.

Grupet kryesore kurde të Irakut thonë se kanë rënë dakord të hartojnë një listë të vetme të kandidatëve për zgjedhjet.

Ndërkaq, trupat amerikane, britanike dhe irakiane arrestuan dhjetra njerëz gjatë bastisjes së strehimeve të kryengritësve, në përpjekje për stabilizimin e gjendjes në vend para votimeve të 30 janarit. Ushtria amerikane pritet të njoftojë sot vendosjen e qindra trupave të tjera amerikane në Irak për të forcuar sigurimin para zgjedhjeve.

//ze//

XS
SM
MD
LG