Lidhje

Ukrainë: Gjykata e Lartë filloi seancat me pyetje përgjigje mbi zgjedhjet - 2004-12-02


Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi thirrjet për përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

Udhëheqësi rus i bëri këto komente sot, gjatë një takimi pranë Moskës me homologun e tij ukrainas Leonid Kuçma.

Presidenti Putin tha se përsëritja e zgjedhjeve nuk do të përmbushte ndonjë synim dhe shtoi se zgjidhja e krizës i takon popullit ukrainas.

Në Washington, presidenti Bush tha se çdo zgjedhje e re duhet të jetë e lirë dhe e drejtë dhe duhet të pasqyrojë vullnetin e popullit.

Ndërkaq, Gjykata e Lartë e Ukrainës filloi seancat me pyetje përgjigje lidhur me pretendimet e opozitës për manipulim të votave në favor të kryeministrit Viktor Yanukoviç. Opozita kërkon që gjykata të anulojë rezultatet e balotazhit të 21 nëntorit.

Zyrtarët e shpallën kryeministrin Yanukoviç fitues, gjë që çoi në demonstrata masive nga përkrahësit e kandidatit opozitar Viktor Yushçenko.// lk //

XS
SM
MD
LG