Lidhje

Në Iran përurohet një monument për shpërthimin vetëvrasës të vitit 1983 - 2004-12-02


Një grup iranian i vijës së ashpër përuroi një monument në varrezën e Teheranit në përkujtim të shpërthimit vetëvrasës të vitit 1983 i cili u kushtoi jetën 241 ushtarakëve amerikanë në Liban. Rreth 200 persona morën pjesë në ceremoninë e sotme.

Një zëdhënës i grupit citohet të jetë shrehur se shpërthimi ishte një arritje e madhe për myslimanët dhe luftën e tyre kundër Amerikës. Udhëheqësit ngulin këmbë se organizata e tyre nuk ka lidhje me sunduesit fetarë të Teheranit.

Në kohën e shpërthimit, marinsat amerikanë ishin pjesë e përpjekjes ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës civile në Liban. Kazerma e tyre u shkatërrua nga një kamion-bombë në tetor të vitit 1983. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar guerriljet Hezbollah të përkrahur nga Irani për realizimin e shpërthimit.// lk //

XS
SM
MD
LG