Lidhje

Udhëheqësit botërorë shprehin mbështetje për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan - 2004-12-03


Udhëheqësit botërorë po shprehin mbështetje për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, pas thirrjeve që ai të japë dorëheqjen në lidhje me skandalin e korrupsionit në programin e OKB-së Naftë për Ushqim për Irakun.

Presidenti francez, Zhak Shirak, dhe kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, u thanë dje gazetarëve se i kishin telefonuar zotit Anan për t’i shprehur mbështetjen e tyre.

Presidenti i radhës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori alegjerian, Abdullah Bali, thotë se nuk ka fjalë nga vendet anëtare për dorëheqjen e zotit Anan.

Por, Presidenti Bush nuk po e mbështet sekretarin e përgjithshëm, duke thënë se duhet të kryhet një proces i plotë, i drejtë dhe i hapur hetimor. Senatori amerikan, Norm Kollman, i ka bërë thirrje zotit Anan të japë dorëheqjen, duke e akuzuar diplomatin nga Gana se gjatë mandatit të tij ka lejuar të ndodhë mashtrimi me përmasat më të mëdha në historinë e Kombeve të Bashkuara. //bsa//

XS
SM
MD
LG