Lidhje

Bagdat: Disa civilë dhe policë vriten nga sulme të ndryshme kundër stacioneve të policisë dhe një xhamie - 2004-12-03


Vala e dhunës në Bagdad po shtohet dhe po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme.

Më shumë se 10 vetë, duke përfshirë edhe 11 oficerë të policisë, u vranë sot, në sulme të ndyshme kundër dy stacionesh policie dhe një xhamie.

4 atentatorë vetvrasës, duke ngarë një mikrobuz, kryen një shpërthim pranë një xhamie të myslimanëve shiitë në veri të Bagdadit. 14 civilë, që ishin mbledhur për lutjet, u vranë, së bashku me sulmuesit. Rreth 19 të tjerë u plagosën.

Një zyrtar i lartë i qeverisë së përkohshme tha se beson se sulmi kundër xhamisë kishte motive urrejtjeje fetare, në përpjekje për të nxitur fillimin e luftës civile mes myslimanëve shiitë dhe atyre suni.

Në të njejtën kohë, kryengritësit sulmuan dy stacione policie në zona të ndryshme të Bagdadit. Një nga stacionet u sulmua me 5 raketa.

Në stacionin tjetër të policisë vërshuan deri në 20 kryengritës të armatosur me granada dhe armë të vogla. Në atë sulm, deri në 11 policë irakianë u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën. Kryengritësit liruan gjithashtu rreth 20 robër të burgosur.

Sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, sulmet kundër stacioneve të policisë synojnë të dobësojnë forcat e sigurimit në Irak në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, që janë planifikuar të mbahen muajin e ardhshëm.

Vala e dhunës në Bagdad është shtuar që kur forcat amerikane dhe ato irakiane futën përsëri nën kontrollin e tyre qytetin e Faluxhas, që në të kaluarën kontrollohej nga kryengritësit. Shpërthimet vetëvrasëse e ato në atë të rrugës si dhe sulmet me mortaja janë bërë diçka e përditshme në Bagdad, duke shkaktuar dhjetra të vrarë e të plagosur, shumica civilë irakianë.

Ndërkohë që qeveria e përkohshme e kryeministrit Ijad Alavi po përpiqet ta vëjë nën kontroll gjendjen e sigurisë në Irak, zyrtarë të lartë kanë thënë se vendi mund të përballet me akte dhune për vite të tëra.

Për shumë prej sulmeve janë fajësuar luftëtarë të huaj. Lidhur me këtë shqetësim, këtë javë në Teheran u mbajt një takim mes vendeve arabe fqinje të irakut. Zyrtarët irakianë kishin kërkuar bashkëpunim më të madh në mbrojtjen e kufijve të vendit të tyre, veçanërisht tani në prak të zgjedhjeve të 30 janarit.

//ze//

XS
SM
MD
LG