Lidhje

Ndryshime të tjera në kabinetin e presidentit Bush - 2004-12-04


Ndërsa disa anëtarë të kabinetit të Presidentit Bush kanë njoftuar gjatë ditëve të fundit se do të japin dorëheqjen, Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, do të qendrojë në detyrë.

Zyrtarë të administratës thanë dje se zoti Rumafeld ka pranuar kërkesën e presidentit për të qendruar në postin e sekretarit të mbrojtjes edhe për katër vjet të tjerë.

Ndërkaq, Presidenti Bush emëroi ish komisionerin e policisë së qytetit Nju Jork, Bernard Kerik, në postin e Sekretarit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Zoti Kerik ishte në krye të departamentit të policisë së New Yorkut kur u kryen sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara tre vjet më parë.

Edhe sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humanitare, Tommy Thompson, bëri të ditur dorëheqjen e tij nga kabineti i Presidentit Bush.

Dorheqja e zotit Thompson sjell në tetë numrin e anëtarëve të kabinetit 15 anëtarësh që kanë njoftuar se do të japin dorëheqjen që kur presidenti u zgjodh për një mandat të dytë muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG