Lidhje

Bagdat: shpërthejnë dy makina bombë, vriten të paktën 7 vetë - 2004-12-04


Dy makina bombë shpërthyen para një stacioni policie në Bagdat duke shkaktuar vdekjen e të paktën 7 vetëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerë, shumë prej të cilëve policë.

Shpërthimet ndodhën pranë një postblloku para së ashtu-quajturës Zona e Gjelbër, ku ndodhen zyrat e qeverisë së përkohshme irakiane si dhe ambasada amerikane dhe ajo britanike.

Incidentet e sotme pasojnë sulmin e djeshëm nga i cili gjetën vdekjen 11 policë në Bagdatin perëndimor.

Ndërkaq, në qytetin verior të Mosulit, një person kreu vetvrasje duke hedhur në erë makinën e tij pranë një autobusi me luftëtarë të Bashkimit Patriotik të Kurdistanit. Të paktën 15 kurdë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ushtria amerikane njofton se 2 ushtarë amerikanë u vranë sot nga sulme me bomba në Bagdat dhe Bakuba. Nga sulmet u plagosën edhe gjashtë ushtarë të tjerë.//ii

XS
SM
MD
LG