Lidhje

Presidenti Bush lavdëron presidentin pakistanez pas takimit në Shtëpinë e Bardhë - 2004-12-04


Presidenti Bush, pas bisedimeve sot në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij pakistanez, Pervez Musharraf, e lavdëroi atë për vizionin e qartë në luftën kundër terrroizmit.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, zoti Bush tha se Presienti Musharraf është treguar një udhëheqës i vendosur kundër terrorizmit.

Ai tha gjithashtu se Pakistani mund të përfshihet në një përpjekje botërore për të ndihmuar në krijimin e një shteti demokratik palestinez të ndërtuar mbi sundimin e ligjit.

Gjenerali Musharraf tha se është shumë optimist për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe me Indinë fqinje, përfshirë mosmarrëveshjen mbi rajonin e Kashmirit.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se udhëheqësi pakistanez, i cili e mori pushtetin në vitin 1999, e ka bërë të qartë se është i gatshëm të ecë drejt vendosjes së demokracisë së vërtetë në Pakistan.

XS
SM
MD
LG