Lidhje

Koshtunica: OKB-ja të anulojë vendimin për Haradinajn si kryeministër - 2004-12-04


Udhëheqës të lartë të Serbisë kërkuan që Kombet e Bashkuara të anulojnë vendimin e ligjvënësve të Kosovës për konfirmimin e ish anëtarit të UÇK-së, Ramush Haradinaj në postin e kryeministrit.

Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica tha në një takim të nivelit të lartë në Beograd se hetuesit e Gjykatës së Hagës e kanë marrë në pyetje zotin Haradinaj për rolin e tij në konfliktin e Kosovës.

Ai tha se zgjedhja e tij vetëm sa do t’i ndërlikojë përpjekjet për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Zoti Koshtunica njoftoi se Serbia i ka kërkuar shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen që ta anulojë vendimin e deputetëve.

Autoritetet serbe kanë ngritur 108 akuza për krime lufte kundër zotit Haradinaj.//ii

XS
SM
MD
LG