Lidhje

Në shpërthejne dy makina bombë, vriten shtatë vetë - 2004-12-05


Shpërthimi i dy makinave bombë pranë një stacioni policie në Bagdat, shkaktoi vdekjen e të paktën 7 vetëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Një ditë më parë nga një sulm i ngjashëm u vranë 11 policë irakianë në kryeqytet.

Zyrtarët thonë se sulmi i djeshëm ndodhi pranë një postblloku para së ashtu-quajturës Zona e Gjelbër, ku ndodhen zyrat e qeverisë së përkohshme irakiane si dhe ambasada amerikane dhe ajo britanike.

Ndërkaq, shpërthimi i një makine bombë që kishte në shënjestër një autobus në qytetin verior të Mosulit, shkaktoi vdekjen e të paktën 15 milicëve kurdë dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Në një deklaratë të hedhur në internet, për të cilët thuhet se është nxjerrë nga rrjeti terrorist i Abu Musab Zarkauit, grupi merr përgjegjësinë për sulmin.

Po dje, zyrtarë të Pentagonit thanë se 2 ushtarë amerikanë u vranë nga sulme me bomba në Bagdat dhe Bakuba. Nga shpërthimet u plagosën edhe gjashtë ushtarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG