Lidhje

Hungari: Referendumi përfundon me pjesëmarrje të ulët - 2004-12-05


Zyrtarët e zgjedhjeve në Hungari njoftojnë se pjesëmarrja në referendum ishte e ulët. Votuesit hungarezë hodhën sot votat për një referendum që do të vendoste nëse do t’u njihej shtetësia më shumë se 2 milion qytetarëve me kombësi hungareze që jetojnë jashtë vendit.

Në mënyrë që të miratohej mocioni, duhej që ai të mbështetej nga shumica e votave të hedhura dhe nga të paktën 25 për qind të votuesve hungarezë.

Koalicioni qeveritar i drejtuar nga socialistët e kundërshton këtë hap, duke thënë se kjo do të krijonte një dyndje të popullsisë me kombësi hungareze nga shtetet fqinje dhe do ta mbingarkonte sistemin hungarez të ndihmave sociale si dhe buxhetin kombëtar.

Anëtarët e opozitës që u përkasin partive të qendrës së djathtë, e përkrahin këtë propozim, duke thënë se një votë “PO” ndaj referendumit do të rivendoste drejtësinë për hungarezët, të cilëve u ishte mohuar shtetësia nga traktatet e miratuara pas Luftës së Parë Botërore. Këto traktate i shkëputën Hungarisë 2 të tretat e territorit të saj. Kjo çështje ka ngritur shqetësim në vende fqinje si Rumania, e cila ka më shumë se 1 milion shtetas me kombësi hungareze.

Një tjetër çështje në referendum është privatizimi i shërbimeve shëndetësore të vendit.

XS
SM
MD
LG