Lidhje

Presidenti afgan premton të luftojë varfërinë dhe korrupsionin - 2004-12-08


Hamid Karzai bëri betimin si presidenti i parë i zgjedhur i Afganistanit. “Ne shpresojnë, i tha agjencisë së lajmeve Associetëd Press tregtari Ahmed Khan, se ai do të na sjellë paqe e qendrueshmëri dhe do të hapë vende pune.”

Tetëmbëdhjetë kandidatë, përfshirë një grua, konkuruan në zgjedhjet presidenciale të tetorit. Votimi u zhvillua nëpër më shumë se 20 mijë qendra votimi në gjithë Afganistanin. Edhe refugjatët afganë në Pakistan dhe Iran morën pjesë në zgjedhje.

Vëzhguesit dhe ekipet ndihmëse nga Bashkimi Evropian, Oeganizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Rrjeti Aziatik për Zgjedhje të Lira u bashkuan me vëzhguesit afganë për të siguruar që procesi i zgjedhjet të ishte i drejtë.

Presidenti George Bush thotë se në Afganistan, mbeturinat e regjimit ekstremist mysliman Taleban bënë ç’ishte e mundur për të kërcënuar dhe frikësuar popullin e shumëviajtur të atij vendi”: “Megjithatë, burra dhe gra u radhitën nëpër qendrat e votimit, disa duke pritur për orë të tëra, për të shijuar fillimet e demokracisë. Suksesi i zgjedhjeve të Afganistanit pasqyron qendrimin e vendosur të popullit afgan kundër cinizmit dhe ekstremizmit dhe në të njëjtën kohë është një dëshmi e fuqisë së lirisë dhe shpresës.”

Fjalimin me rastin e betimit, Presidenti Karzai, e mbajti duke folur herë në gjuhën pashto herë në atë dari, dy gjuhët kryesore që fliten në Afganistan. “Ne, tha presidenti afgan, kemi lënë pas një të kaluar të vëzhtirë dhe të errët dhe sot po hapim një kapitull të ri në historinë e vendit tonë.”

Zoti Karzai premtoi se do të punojë për pakësimin e varfërisë dhe të korrupsionit si edhe për çarmatimin e milicive rajonale. Ai premtoi gjithashtu se do ta intensifikojë fushatën kundër kultivimit të hashashit që përdoret për prodhimin e drogave të paligjshme.

Betimi i Hamid Karzait në postin e presidentit të parë të Afganistanit të zgjedhur në mënyrë demokratike është një zhvillim shumë i rëndësishëm. Vetin tjetër, në Afganistan do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

XS
SM
MD
LG