Lidhje

Takim i presidentëve rajonal në Tiranë - 2004-12-09


Udhëheqësitë e 6 vendeve të rajonit të Europës Juglindore, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Unionit Serbi Mali i zi u mblodhën sot në Tiranë një takim ku po diskutohet Harmonia ndër fetare dhe ndër etnike. Në fjalimet e tyre të gjithë vunë në pah nevojën e një dialogu të sinqertë, bashkëpunimit duke lënë mënjanë problemet e së kaluarës për të zbatuar edhe në rajon standartet e Europës së Bashkuar. Takimi i Tiranës organizohet nga presidenti i Shqipërisë Aslfred Moisiu dhe drejtori i Përgjithshëm i UNESCos Koichiro Matsuura.

Era e re e pasluftës që fryn tashmë në Ballkan ka bërë që prej kohësh ulja në një tryezë e udhëheqësve të vendeve të rajonit të mos përbëjë një ngjarje të jashtëzakonshme, por si një zhvillim normal për të dikutuar rreth problemeve të përbashkëta. Në takimin e sotëm në Tiranë mbi Harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike një frymë e njëjtë dallohej në fjalimet e të gjithë kryetarëve të shteteve, nevoja për të nxitur bashkëpunimin dhe jo ndarjen, për të kërkuar mirëkuptimin dhe jo konfliktet, për të parë drejt së ardhmes e jo për të mbetur peng i së kaluarës së hidhur. Tashmë të gjitha këto vende, pavarësisht stadit të përparimit të tyre i bashkon një objektiv i përbashkët zbatimi i vlerave dhe standarteve europiane në të gjitha fushat.

Presidenti i Shqipërisë Alfred Mosiu tha se mesazhet që duhet të përcjellin të gjithë jano ato që i kundërvihen ndarjeve fetare dhe dalllimeve etnike

“Në kohën tonë kur paqja, propsepriteti dhe siguaria janë tronditur edhe nga zhvillime negative, sikurse është terrorrzmi ndërkombëtar, gjykojmë se diversiteti fetor dhe shembulli i tolerancës, mirëkuptimit e bashkëjetesa fetare, të cilat nuk mungojnë edhe në shqoëritë tona, përcon mesazhe paqeje që i kundërvihen cdo tendence për të përdorur fenë për kundërvënie brenda një shoqërie apo midis kombeve,shteteve dhe qytetërimeve” , tha presidenti Moisiu.

Sipas presidentit Moisiu edhe ekzistenca e grupeve të ndryshme etnike brenda territorit të një vendi tjetër nuk lejuar që të nxisë frymën e ndarjes e të mospranimit të tjetrit. Interesimi i sinqertë për gjendjen e grupeve etno-kulturore apo minoriteteve të pranishme tek njëri tjetri nuk duhet përdorur për instrumentalizimin e tyre apo për qëllime të tjera tha presidenti shqiptar.

Pas një periudhe të gjatë konfliktesh Ballkani po udhëhiqet nga qeveri të dala nga zgjedhjet e lira po ku ende mbetet për tu zgjidhur cështja e statusit të Kosovës. Presidenti u Unionit Serbi Mali i Zi, Svetozar Marovic tha sot se për Kosovën duhet një zgjidhje europiane: "Ajo është vetëm pjesërisht një cështje mes Beogradit dhe Prishtinës. Kosova është para së gjithash një cështje për të cilën përgjigja duhet kërkuar kryesisht nga ata që jetojnë në Kosovë, shqiptarët, serbët, malazezët dhe bashkësitë e tjera. Dialogu i tyre reciprok është hapi i parë thelbësor për të arritur standarte europiane dhe për të vendosur të ardhmen europiane".

Në ndryshim nga shumë qëndrime të Beogradit lidhur me qeverinë e re të Kosovës të kryesuar nga Ramush Haradinaj, presidenti Marovic u shpreh se shume vetë atje mendojne se zoti Haradinaj eshte nje nga njerezit ne listen e Hages por ai tha se nuk e dinte se c'do te beje Haga. Ai saktësoi se ne kete moment preferonte dialogun, njerezit që besonin se duhet te garantohet një jete e sigurtë per te gjitha minoritetet ne Kosove dhe se duhet të përgatiteshin kushtet per te kthyer Serbet dhe minoritetet e tjera ne Kosove. Ky cast eshte i rendesishem theksoi ai duke nënvizuar se mbeshteste te gjithe njerezit qe punonin per te ardhmen e jo te kaluaren.

Takimi i organizuar në Tiranë shihet si një mundësi e mirë e Shqipërisë për të përmirësuar imazhin e saj, aq më tepër kur diskutohet për tema të tilla si harmonia fetare dhe ndëretnike për të cilat vendi ka se c’të ofrojë si shembull. Në mesditë në prani të të gjithë udhëhqësve të rajonit presidenti Moisiu inauguroi edhe monumentin e Nënë Terezës, një tjetër simbol të gjallë të humanizmit që Shqipëria i ka ofruar botës.

XS
SM
MD
LG