Lidhje

Ukrainë: Opozita u jep fund protestave, pas miratimin të reformave zgjedhore - 2004-12-09


Opozita e Ukrainës i dha fund protestave të saj dy-javore pasi ligjvënësit miratuan një seri reformash zgjedhore.

Dhjetra mijra vetë ishin grumbulluar në sheshin kryesor të Kievit pas raundit të dytë të zgjedhjeve më 21 nëntor, që u karakterizuan nga manipulime.

Udhëheqësi i opozitës, Viktor Yushchenko, u bëri thirrje dje demostruesve të ktheheshin në shtëpitë e tyre, por të mendonin për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve, më 26 dhjetor.

Dje parlamenti miratoi reformën zgjedhore, qëllimi i të cilës ishte parandalimi i manipulimeve në votimet e reja.

Po ashtu u bënë edhe ndryshime kushtetuese që i kalojnë parlamentit disa nga kompetencat e presidentit.

Opozita i dha fund bllokimit të ndërtesave qeveritare, por disa demonstrues janë ende në Kiev.

Ndërkaq, Presidenti Leonid Kuçma, që po largohet, shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm, Hennadiy Vasylyev, pas kërkesave të opozitës për shkarkimin e tij lidhur me krizën e zgjedhjeve.

Por rivali tjetër për postin e presidentit, Kryeministri pro-rus, Viktor Yanukovych, tha se ligjet e reja nuk do të jenë në gjendje aspak t’i pengojnë manipulimet në zgjedhje.

XS
SM
MD
LG