Lidhje

Irak: forcohet mbështetja për mosshtyrjen e votimeve - 2004-12-09


Duket se në Irak po forcohet mbështetja për sugjerimin që votimi në zgjedhjet e 30 janarit të zhvillohet gjatë një periudhe dy apo tre javore.

Zyrtarë të Ministrisës së Brendshme thanë të mërkurën në Bagdad se zhvillimi i votimit gjatë një periudhe të gjatë do ta lehtësonte punën e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe do të garantonte pjesëmarrjen e të gjithë irakianëve. Zyrtarët thanë gjithashtu se kjo do të krijonte mundësinë për garantimin e sigurisë për votuesit si edhe për kandidatët.

Vendimi përfundimtar do të merret nga Komisioni i pavarur i Zgjedhjeve dhe jo nga qeveria.

Në Uashington, Departamenti i Shtetit tha se është detyrë e irakianëve të caktojnë hollësitë e zhvillimit të zgjedhjeve, por Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të veprojnë nën supozimin se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 janar në gjithë vendin. //az//

XS
SM
MD
LG