Lidhje

Cila nga aktoret e Hollivudit paguhet më shumë?  - 2004-12-10


Gjithmonë në këtë rubrikë flasim për filmat dhe aktoret e hollivudit. Dhe padyshim që lind pyetja se cila nga aktoret e Hollywoodit paguhet më shumë. Kësaj pyetje i jep përgjigje revista Hollywood Reporter. Sipas kësaj reviste Julia Roberts paguhet më shumë se çdo aktore tjetër në këtë industri.

Aktora e cila fitoi famë me filmin Pretty Woman, mundë të kërkojë që të paguhet deri në 10.3 milion dollarë për film. Kohët e fundit Julia Roberts u bë mama për herë të parë me dy fëmijë binjakë.

Ndërkohë këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka zbritur nga rënditja pas një viti të pasuksesshëm në filma, mes të cilëve ”Gigli” dhe ”Jersey Gir;”. Ajo zbriti nga vendi i nëntë në të dhjetin sipas listës së revistët Hollywood Reporter.

Ishte Renee Zellweger ajo që e shtyu një vend më poshtë këngëtaren Lopez pas sukseseve mne filmat ”Cold Mountain” dhe ”Bridget Jones”. Që të dy aktoret paguhen me nga 6 milion dollarë për film, por kohët e fundit, Zellweger ka patur më shumë suksese në këtë industri.

Në vend të dytë është rikthyer përsëri ylli i filmit ”Charlie’s Angels” Cameron Diaz, e dyta aktore që mundë të fitojë deri 10 milion dollarë për film. E dashura e këngëtarit Justin Timberlake, Cameron Diaz, nuk pati ndonjë film këtë vit por dubloi zërin e princeshës Fiona në filmin vizatimor Shrek 2.

Nikole KIdman, Reese Witherspoon dhe Drew Barrymore renditen përkatësisht në vendin e tretë, katërt dhe pestë, duke fituar secila nga 8 milion dollarë për film.

Halle Berry me 7.2 milion dollarë për film renditet në vendin e gjashtë..... Sandra Bullock dhe Angelina Jolie renditen në vendin e shtatë dhe tetë... me paga mesatare prej 6 deri 7,7 milion dollarë për film.

Ndërkohë që afrohet fundi i vitit edhe industria e muzikës dhe filmit në Shtetet e Bashkuara fillon përgatitjet për të nderuar kontributin e më të mirëve. Para pak ditësh në Los Angelos u publikuan kandidatët që do të konkurojnë për çmimet Grammy.

Vendin e parë për nga numri i kandidaturave në kategori të ndryshme e ka zënë këngëtari dhe producenti i muzikës, Kanye West, me 10 propozime për çmimet Grammy.

Alicia Keys konkuron në tetë kategori.

Po në tetë kategori konkuron edhe Usher.

Anita Baker dhe grupet Black Eyed peas, Earth, Wind & Fire si dhe Jose Stone sëbashku me Kanye West paraqitën artistët kandidatë për çmimet Grammy.

Gjithasht edhe fituesi i dy çmimeve Grammy, Kevin Spacey ndodhej mes të talentuarve. Ai luan rolin e Bobby Darin, dy herë fitues i çmimit Grammy, në filmin e ri që del së shpejti "Beyond The Sea."

Me këtë rast, ai anonçoi kandidaturat për kategorinë e artistit të ri më të mirë. Darin ishte muzikanti i parë në histori që pat fituar çmimin Grammy në këtë kategori.

Edhe pas vdekjes legjenda e muzikës, Ray Çarls kandidon për shtatë kategori me albumin "Genius Loves Company."

Grupi i muzikës rock ”Green Day” fitoi gjashtë kandidatura ndërkohë që Norah Jones, Loretta Lynn dhe Prince do të konkurojnë në pesë katregori.

Ndërkohë për kategorinë ”Albumi i Vitit” kandidojnë Kanye West, Alicia Keys, Usher, Ray Charles and Green Day. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy zhvillohet me 13 shkurt në Los Angeles.

XS
SM
MD
LG