Lidhje

Marinsi amerikan akuzohet për dezertim - 2004-12-10


Një marins amerikan, i cili besohej se ishte mbajtur peng në Irak, u akuzua për dezertim.

Marinsi Wassef Ali Hassoun me gradë tetar, u akuzua për dezertim dhe për shkelje të tjera nga Marina amerikane. Libanezo-amerikani 24 vjeçar shërbente si përkthyes i arabishtes në kohën kur u zhduk nga brigata e tij në muajin qershor. Në atë, stacioni televiziv al-Jazeera transmetoi imazhet e tij ku ai paraqitej me sy të lidhur dhe i mbajtur peng. Disa javë më vonë, marinsi u shfaq në ambasadën amerikane në Beirut në gjendje të mirë shëndetësore.

Zyrtarët thonë se marinsi nuk është arrestuar dhe se do të vazhdojë të kryejë normalisht detyrat në bazën ushtarake Cam Lejeune të shtetit Karolina e Veriut deri sa të fillojnë seancat gjyqësore paraprake. Nëse ndaj tij fillon gjyqi dhe shpallet fajtor, marinsi mund të dënohet me deri në 5 vjet në një burg ushtarak dhe të shkarkohet nga ushtria.

XS
SM
MD
LG