Lidhje

Kandidati presidencial i Ukrainës shkon për kontroll mjekësor në Vjenë - 2004-12-11


Udhëheqësi i opozitës ukrainase, Viktor Jushçenko, i cili pretendon se ishte helmuar, u shtrua në një spital të Vjenës për analiza të mëtejshme për të përcaktuar problemin misterioz shëndetësor që ka çuar në deformimin e fytyrës së tij.

Drejtori i spitalit u tha dje gazetarëve se personeli i tij do të kontrollojë madhësinë dhe funksionimin e organeve të zotit Jushçenko, do të bëjnë pësëri analizat e gjakut dhe do të shikojë për shkaqe të mundshme të helmimit.

Para se të nisej për në Vjenë, zoti Jushçenko premtoi se nëse zgjidhet president, ai do të ndihmojë për t’u dhënë fund përçarjeve politike në Ukrainë dhe do të punojë me Rusinë.

Ai u tha gazetarëve në Kiev se beson se do t’i fitojë zgjedhjet e 26 dhjetorit të urdhëruar nga gjykata e lartë.

Në të njëjtën kohë, ai premtoi se do të hapë një proces hetimor lidhur me vrasjen në vitin 2000 të gazetarit të pavarur, Georgi Gongaxhe.

Ndërkohë, rivali i tij, Kryeministri Viktor Janukoviç, i cili shqetësohet se raundi i ri i votimit nuk do të jetë i drejtë, ka shprehur gatishmërinë për debat me kandidatin e opozitës.

XS
SM
MD
LG